Tentoi të kryejë veprime të turpshme me dy të mitura, në pranga 56-vjeçari

Tentoi të kryejë veprime të turpshme me dy të mitura, në pranga 56-vjeçari

Një 56-vjeçar me iniciale N. Zh., banues në Korçë, ka rënë në prangat e policisë.

Ai dyshohet se ka tentuar veprime të turpshme me dy të mitura.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura”, njoftoi policia.

Korrespondentja e MCN TV duke cituar burime nga policia raporton se ngjarja ka ndodhur pranë lulishtes Shën Mëria në qytet, ku dy vajzat e mitura, përkatësish 7 dhe 8 vjeç, ishin duke luajtur me njëra tjetrën.

56-vjeçari N.Zhobro u është afruar me pretendimin për t’i afruar, dhe nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë të trupit. Ky nuk është rasti i parë që N.Zhobro kryen këto lloj veprimesh, pasi sipas informacioneve ai edhe më herët është denoncuar për të tillë vepër penale.

Policia e arrestoi 56-vjeçarin pas denoncimit të prindërve të dy të miturave ndërsa pritet të dalë para gjykatës për t.u njohur në vijim me masën e sigurisë. Gjatë seancës do të dalin në pah edhe detaje të tjera lidhur me hetimin dhe pretendimet e prokurorisë në lidhje me rastin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy