Nxirrnin pllakat e gurit në Malin e Tomorit, arrestohet një shtetas

Nxirrnin pllakat e gurit në Malin e Tomorit, arrestohet një shtetas

Një 34 vjeçar është proceduar penalisht, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi ushtronin aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme.

Është proceduar penalisht A. B., 34 vjeç, banues në Poliçan, administrator i subjektit Arseo sh.p.k i cili është me masë sigurimi "Arrest në shtepi" dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjektit Klerajdi sh.p.k.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e këtyre shtetasve u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjëshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur "Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit.

Procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi ushtronin aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në Malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar filloi procedimi penal ndaj shtetasit A. B., 34 vjeç, banues në Poliçan, administrator i subjektit Arseo sh.p.k i cili është me masë sigurimi "Arrest në shtepi" dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjektit Klerajdi sh.p.k

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e këtyre shtetasve u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjëshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur "Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Gjithashtu, në subjektin me administrator shtetasin A. B. janë konstatur dhe dy punonjës të pasiguruar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale "Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore", "Fshehja e të ardhurave" dhe” Punësim i paligjshëm".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy