
Me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria e Serbisë ka uruar shtetin e Shqipërisë.
Urimi ka ardhur përmes llogarisë zyrtare të MPJ-së serbe në Twitter.
Shprehim urimet tona për Shqipërinë dhe popullin e Shqipërisë me rastin e ditës së tyre të Pavarësisë, duke iu uruar shëndet, prosperitet dhe paqe.
Bashkë me statusin është shpërndarë edhe një fotografi me pamjen e Tiranës dhe me shkrimin “Urime dita e pavarësisë nga Serbia”.



