Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të hënë në fshatin Shkopet, shumë pak metra larg digës së Hidrocentralit.
Burime policore bëjnë me dije se në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases Dave Gjeci, 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca, ndërsa trupi i pajetë i 86-vjeçares është nxjerrë nga banorët e zonës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



