Armëmbajtje pa leje dhe kanabis, arrestohen dy persona në Lezhë

Armëmbajtje pa leje dhe kanabis, arrestohen dy persona në Lezhë

Një 41-vjeçar i identifikuar me inicialet A.M është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të një automjeti tip “Range Rover”, 41-vjeçari pasagjer, iu gjet një armë pistoletë me krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një 19-vjeçar nga Lezha të cilit gjatë kontrollit në mjetin motor iu gjetën doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy