Një 32-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur jetën në spital, ku ka mbërritur me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
I riu i identifikuar si Festim Kanushi, nga fshati Zhapokikë në Tepelenë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëqëlluar me armë zjarri, çka i ka shkaktuar më pas vdekjen pas mbërritjes në spital.
Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e vetëvrasjes. Megjithatë, hetime po bëhen edhe në pista të tjera deri në sqarimin përfundimtar të shkaqeve të ngjarjes.



