
Pasi ndryshoi përfaqësuesin e tij ligjor, Adriatik Llalla, ish-kreu i akuzës përdori një tjetër taktikë për të marrë kohë në shqyrtimin e çështjes së tij në Gjykatën e Krimit dhe Korrupsionit. Ai u shfaq për herë të parë personalisht për të kërkuar proces normal, çka përkthehet në më shumë kohë për mbrojtjen e tij, para se gjykata të shprehet me vendim



