Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës edhe për dy muaj

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës edhe për dy muaj

Salih Mustafës i është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë për dy muaj.

Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes njoftimit zyrtar mbrëmë.

Për rastin e Mustafës, thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.

Sipas këtij vendimi, Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim. Gjyqtari Guillou brenda kësaj periudhe do e shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merr një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.

“Arsyetimet e dhëna për vazhdimin e paraburgimit të Mustafës janë se ekziston rreziku i ikjes së tij, pastaj se mund të pengojë mbarëvajtjen e procedurës duke ndërhyrë te viktimat e dëshmitarët dhe se mund të kryejë krime të tjera”, thuhet në vendim.

Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai ishte arrestuar më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte.

Aktakuza e konfirmuar e ngarkon Mustafën për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Gjatë seancës publike është thënë se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Mustafa është përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve”

Më 28 tetor, Mustafa kishte dalë për herë të parë në seancën dëgjimore të Speciales.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy