Operacioni i SPAK, Llabani: Dëshmia e Nuredin Dumanit shërbeu si indicie

Operacioni i SPAK, Llabani: Dëshmia e Nuredin Dumanit shërbeu si indicie

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja Anduena Llabani dha detaje në lidhje me ekzekutimin e 18 urdhër-arresteve nga 32 të lëshuara, mes të cilëve emra të njohur të botës së krimit që kanë kryer ose urdhëruar vrasje me pagesë. Llabani tha se të arrestuarit janë individë të shpallur në kërkim për vepra kriminale të kryera në harkun kohor të 10 viteve.

Flasim për një veprimtari kriminale prej 1 dekade. Janë persona të shpallur në kërkim. Indicia ka qenë dëshmia e Nuredin Dumanit. Gjendja e tij shëndetësore, gjatë operacionit ku mbeti i plagosur, një plumb e ka afër mushkërive.

Dumani tregoi se është paguar 100 mijë euro për të vrarë një rival të botës së krimit. Ishte paguar për të vrarë Endrit Doklen. Ka treguar se ka marrë një shumë të madhe parash nga Elvis Martinaj. Rezulton që ky i fundit ka porositur vrasjen e Dokles. Pra kemi një luftë mes bandave. Janë të dënuar për krime të rënda. Kemi Florenc Çapjan, që ka porositur vrasjen e dhëndrit të Qazim Sejdinit, pra janë njerëz të lidhur me pushtetin. Ajo që mungoi sot në deklaratën e SPAK është se nuk pati ngjarje konkrete për të cilat ata janë arrestuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy