Dy ish policë të larguar tashmë nga puna në Burgun e Fierit, thonë se nuk janë paguar nga institucioni. Nga kontakti me financën, Edison Toska dhe Shkëlqim Ruko thonë se kjo drejtori nuk ka para për t’i paguar rrogën e fundit prej 29 mijë lekësh. I njohur me shqetësimin e tyre, drejtori i burgut, Ervin Bushi, thotë se ky rast ka një paqartësi rreth procedurave të ndjekura.



