Pas katër vitesh në arrati/ Policia arreston Spartak Çelën në Pogradec

Pas katër vitesh në arrati/ Policia arreston Spartak Çelën në Pogradec

Komisariati i Policisë së Pogradecit ka mundur të arrestojë pasditen e sotme një të shumëkërkuar prej 4 vitesh, ai është Spartak Çela  rreth 39 vjeç, i cili në 2020 shtiu me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokrës.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshije sërish.

Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Buzaishte.

Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e sektorit të krimeve kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit.

Ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë. Theksojmë se për 4 vite me radhë që nga ngjarja e parë kur ai shtiu me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, kishte mundur të fshihej shumë mirë  ndaj policisë, në malësinë e Mokrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy