
Një aksident me makinë ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, në afërsi të fshatit Nivicë, ku bëhet me dije se shtetasi 56-vjeçar me iniciale A. H.,, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Mësohet se si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në automjet, 67-vjeçari me iniciale A. V., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



