OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për trafik droge

OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për trafik droge

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurive pesë të dënuarve për trafik droge. Bëhet fjalë për pesë shtetas nga qarku i Gjirokastrës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), banues në Fier, dënuar për veprën penale “Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit” kryer në bashkëpunim

Adriatik Gaba, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Klaudion Karagjozi, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Xhevair Derxhia, me banim në Lazarat Gjirokastër, dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Rimel Shehu, me banim në Tepelene, dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy