Transportonin tetë emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona në Korçë

Transportonin tetë emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona në Korçë

Dy persona 26 dhe 24 vjeç janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi po tentonin të transportonin ilegalisht 8 emigrant të huaj. Gjithashtu, në kërkim është shpallur 27 vjeçari me inicialet K.Gj.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, me dy automjete tip "Benz", me të cilët po transportonin kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas dy prej tyre u kapën e neutralizuan.

Njoftimi

Vijon operacioni policor i koduar "Perimetri".

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonin 8 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tyre.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. P., 26 vjeç dhe B. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 27 vjeç, banues në Rrëshen.

Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, me dy automjete tip "Benz", me të cilët po transportonin kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas dy prej tyre u kapën e neutralizuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy