Një 58-vjeçar është arrestuar Policia e Vlorës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia bëri të ditur se në pranga është vënë shtetasi P. Z., 58-vjeç, ndërsa akuzohet se ka “kërcënuar” bashkëshorten me thikë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i Policisë
Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes vihet në pranga 58-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 58 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në datë 20.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Dhunë në familje”.



