Furnizime të vazhdueshme dhe të përsëritura nga furnizuesit pulianë dhe shqiptarë me drogë të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash, për t’u shitur në zonën e Matera, veçanërisht në Montescaglioso të Italisë.
Gjithçka u zbulua si pjesë e një operacionit të kryer nga Drejtoria Anti-Mafia e Materas dhe e kryer nga policia mëngjesin e sotëm, duke çuar në 21 arrestime, 16 persona në arrest me burg dhe 5 të tjerë në arrest shtëpie.
Policia njoftoi edhe ndalimin në Basilicata për një person me precedentë të theksuar, nga Montescaglioso.
Një nga të arrestuarit është Nunzio Paolo Castellaneta, 56 vjeç, i cili rezulton me dhëna të shumta kriminale, disa prej të cilave datojnë në vitet 1990, kur Montescaglioso ishte i përfshirë në disa vrasje, si pjesë e një përplasjeje klanore.
Sipas një deklarate të lëshuar nga prokurori i rrethit antimafia të Potenzës, Francesco Curcio, gjatë hetimeve u sekuestruan rreth 600 gramë heroinë dhe 300 gramë kokainë.
Siç raportojnë mediat italiane mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë Aldo Hasa 27 vjeç dhe Ervin Hasa 35 vjeç.
Në burg përfunduan edhe Ferdinando Barbetta, 41 vjeç, Vito Perrone 30 vjeç, nga Laterza, Taranto; Paride Giosue 53 vjeç, nga Ginosa (Taranto); Aurelio Lomaistro 31 vjeç nga Altamura (Bari); Vito Giuseppe Marcello 29 vjeç, nga Palo Del Colle (Bari); Francesco Menzella 57 vjeç, Gerardo Miraglia 35 vjeç, Letizia Mossuto 40 vjeç, Rocco Motola 32 vjeç, Francesco Pellegrino 52 vjeç, Rocco Petrozza 45 vjeç, Tommaso Milan Salluce 41 vjeç dhe Maria Teresa Santarsia 44 vjeç.
Ndërkohë në arrest shtëpie u lanë Francesco Paolo Ciccarone 47 vjeç nga Santeramo në Colle, Bari, Antonio Ciraci 48 vjeç, Teresa De Mitri 24 vjeç, Michele Del Monte 45 vjeç nga Montescaglioso dhe Grazia Guerrieri 57 vjeç nga Palo del Colle.



