Shpërthim me granatë dore në veri të Kosovës

Shpërthim me granatë dore në veri të Kosovës

Një granatë dore u hodh rreth mesnatës, në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Shpërthimi ka dëmtuar disa vetura duke shkaktuar dëme edhe në objektet përcjellëse të objektit. 

Njësite të Policisë së Kosovës nisen menjëherë hetimet, duke rrethuar objektin me shirit policor dhe duke shtuar prezencën në atë zonë të qytetit. 

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim.

Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pasur dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.
Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktuar këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes.

Në kohën e shpërthimit, objekti i karburanti nuk ka qenë aktiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy