Treni përplaset me shtëpinë e shqiptarëve, vdesin 3 në Greqi (VIDEO)

Treni përplaset me shtëpinë e shqiptarëve, vdesin 3 në Greqi (VIDEO)

Tre pasagjerë të trenit të linjës Athinë-Selanik mbetën të vdekur, pas daljes së trenit nga shinat. Ndërkaq, 6 të tjerë janë plagosur dhe tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Siç raportojnë mediat vendase kanë shpëtuar për mrekulli dy emigrantë shqiptarë, kur dy vagona të trenit që doli nga shinat në afërsi të Selanikut u përplasën në banesën e tyre. Pak më parë vagonat kishin përshkuat një godinë të ndërmarrjes së hekuruadhave, dhe kjo bëri që të ulej shpejtësia.

Nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, mësohet se të dy shqiptarët ndodheshin në shtëpi në momentin e aksidentit. “Njëri prej dy të mbijetuarve deklaroi më pas se ai u tmerrua nga përplasja e vagonave me banesën dhe nga frika kërceu jashtë shtëpisë”, shkruan agjencia greke.

Ndërkaq, kryeministri Tsipras ka ngushelluar familjet e viktimave dhe ka uruar shërim  të shpejtë për të plagosurit. Treni ekspres i linjës Athinë-Selanik me 70 pasagjerë, doli nga shinat për arsye që ende nuk dihen. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy