U zu poshtë nga ashensori, gjen vdekjen 58-vjeçari në Tiranë

U zu poshtë nga ashensori, gjen vdekjen 58-vjeçari në Tiranë

Një 58-vjeçar me inicialet T.M., ka gjetur vdekjen pasi është zënë poshtë nga ashensori në një pallat në ndërtim. 

Si pasojë e defektit ashensori ka rënë poshtë nga kati i parë në katin minus një.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 te ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë. 

Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njodtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy