Vrau kushëririn dy ditë më parë, vetëdorëzohet Kastriot Hasalla

Vrau kushëririn dy ditë më parë, vetëdorëzohet Kastriot Hasalla

Kastriot Hasalla i shpallur në kërkim për vrasjen e Romeo Hasallës dy ditë më parë është vetëdorëzuar në polici këtë të shtunë.

Bëhet me dije se ai është dorëzuar pas ndërmjetësimit të drejtorit të policisë Fier Ferdinand Mara.

Aktualisht Kastriot Hasalla ndodhet në komisariatin e Lushnjës ku po kryhen veprimet e mëtejshme.

"Arrestohet autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Në vijim të punës intensive dhe kontrolleve të pandërprera që prej mëngjesit të datës 29.07.2021 deri ditën e sotme, në banesa dhe në zona ku dyshohej se mund të ishte fshehur autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, u bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, K. H., 49 vjeç, banues në Garunjas, për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy