I premtuan emigrantëve kalim në vendet e BE, arrestohen 2 të rinj

I premtuan emigrantëve kalim në vendet e BE, arrestohen 2 të rinj

Vijojnë arrestimet për transportimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë.

Policia ka arrestuar së fundmi dy persona të cilët po transportonin emigrantë të paligjshëm pasi u kishin premtuar kalim në vendet e BE-së.

Një 23 vjeçar nga Korça dhe një 27-vjeçar nga Tirana u kapën në Pogradec.

23 vjeçari, banues në Korçë, u kap pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërsa 27 vjeçari, banues në Shkozë, Tiranë, u kap në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy