Zbulohet kanabisi në proces tharje në Mat, në pranga një person

Zbulohet kanabisi në proces tharje në Mat, në pranga një person

Një operacion anti-kanabis i policisë së Matit, i koduar “Autumn”, ka sekuestruar bimë narkotike të kultivuara dhe bimë në proces tharjeje, duke vënë në pranga një person.

Uniformat blu kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, në fshatin Dukagjin, Mat, në banesën e shtetasit I. L., janë gjetur 3 kg bimë narkotike në proces tharjeje.

Ndërsa në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë.  

Lidhur me këtë rast materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy