Emrat/ Shpërndanin kokainë në qendër të Tiranës, arrestohen dy trafikantët

Emrat/ Shpërndanin kokainë në qendër të Tiranës, arrestohen dy trafikantët

Dy persona janë arrestuar në Tiranë teksa po kryenin shitjen e kokainës. Policia ka vënë në pranga Adrian Didën, 19 vjeç dhe Anesti Pinderin, 62 vjeç, banues të dy në Tiranë.

Këto dy shtetas janë kapur në flagrancë në bulevardin "Zhan D'Ark", në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit Anesti Pinderi.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Adrian Dida, pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste shtetasit Anesti Pinderit, i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës.  

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, dy automjete, katër aparate celulare dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.  

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy