Patos/ Punëtori nga Egjipti humb jetën teksa po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë

Patos/ Punëtori nga Egjipti humb jetën teksa po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë

Një punëtor i huaj ka humbur jetën duke rënë nga lartësia në fshatin Ruzhdi të Patosit, raporton korrespondentja e MCN TV.

Sipas burimeve paraprake, punëtori rreth 40 vjeç dhe me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.

Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke punuar, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

NJOFTIMI

Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy