Vdes Nehat Kulla, në 1997 i vuri vetes nofkën "gjenerali"

Vdes Nehat Kulla, në 1997 i vuri vetes nofkën "gjenerali"

Ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak, Nehat Kulla, i njohur ndryshe si kreu i një prej bandave më të rrezikshme e më të njohura të vitit famëkeq ’97-ës.

Kulla ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata.

Kulla e ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u arrestua në vitin 2005.

Kulla njihej si kryetari i një bande kriminale që vepronte në Tufinë të Tiranës që u krijua gjatë viteve 1997-1998.

Ai mbajti të pacënuar repartin “Xhenios” së bashku me familjarë, miq e të afërm, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Ai dhe të ashtuquajturit “ushtarë” të tij e mbajtën nën kontroll repartin për një farë kohe dhe u pagëzua me nofkën “Gjenerali” nga banorët e zonës, si një person me shumë influencë.

Kulla, gjatë vitit 1997, arriti të krijonte edhe një komisariat të mirëfilltë policie, kohë kjo kur shteti kishte rënë. Ai u garantonte qetësinë banorëve të Tufinës dhe Kinostudios dhe askush nuk guxonte të kalonte në territorin ku vepronte ai dhe banda e tij. Harta ku ai kishte shtrirë ndikimin e tij ishte e pacënueshme. Banda e Kullës njihet për shumë krime të frikshme të ndodhura në atë kohë.

Epiteti “Gjeneral”

Ai u vetëquajt ashtu pasi në vitin 1997 grabiti një kamionçinë ushtarake tip Chevrolet me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Kulla ishte i vetmi në atë kohë që posedonte një mjet të tillë në vend dhe shoqërohej gjithnjë nga një eskortë e armatosur me automatikë.

Ai vetë ka pozuar disa herë për mediat me uniformë dhe automatik, të cilin s’e lëshonte nga dora.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy