
Një 30-vjeçar nga Fieri ra në prangat e policisë, pasi u kap me ilaçe kontrabandë në pikën kufitare në Kakavijë. Dorjan Koço, banues në Fier u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, iu gjetën të fshehura 4 qese me medikamente mjekësore me vlerë 2200 euro të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.



