Gjatë protestës së zhvilluar pasditen e sotme fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas pranë Kuvendit, janë lënduar 16 punonjës të Policisë së Shtetit.
Sipas njoftimit zyrtar, efektivët janë dëmtuar si pasojë e hedhjes së bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në drejtim të tyre.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike. Ndërkohë, Policia bën me dije se po dokumentohen të gjitha rastet e dhunës, me qëllim identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.



