Mbante automatik pa leje, “Sopoti” vë në pranga një person në Gjirokastër

Mbante automatik pa leje, “Sopoti” vë në pranga një person në Gjirokastër

“Sopoti” u kodua një operacion i policisë së Gjirokastrës, gjatë të cilit u vu në pranga një i ri i cili mbante automatik pa leje.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan dhe finalizuan operacionin, si rezultat i të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 25 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

I riu u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në një ambient që ai kishte në përdorim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Lidhur me këtë rast materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. Ll., i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy