
Një fëmijë 4-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Shëngjinit paraditen e sotme.
Mësohet se vogëlushja E.K., nga Kosova kishte ardhur për pushime në Shëngjin me familjen e saj.
4-vjeçarja është shkëputur për një moment nga prindërit dhe ka hyrë në ujë për tu freskuar, por është rrëzuar duke rrezikuar mbytjen.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i pushuesve të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen në kohë të vogëlushes nga uji dhe më pas është nisur për ndihmë mjekësore në spital.
Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.



