
Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi ka rënë nga një lartësi prej katër në vendin e punës.
Aksident i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të së martës në një kantier ndërtimi në Asola, në via Nazario Sauro, në qendër të qytetit.
Viktima është Abdulla Bisku, 55 vjeç punëtor ndërtimi, i cili po punonte për rinovimin e një pallati, një shtëpie me oborr të rrethuar me mur të lartë.
Bisku ishte duke punuar në një ballkon kur papritur disa trarë mbështetës ranë, duke bërë që ai të rrëzohet n dhe të godasë kokën në asfalt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
55-vjeçari punonte për Edilcasa, një kompani ndërtimi dhe kishte gati një vit i punësuar me kontratë të rregullt pune. Bisku la pas gruan dhe dy fëmijë.



