Shpërthimi në Ballsh, 2 prej të plagosurve në gjendje të rëndë

Shpërthimi në Ballsh, 2 prej të plagosurve në gjendje të rëndë

Drejtoresha e spitalit të Fierit, Brunilda Çami bëri me dije se në spital u paraqitën 5 të plagosur.

 “Në spitalin e Fier u paraqitën 5 të plagosur. 4 u dërguan në repartin e djegieve në Tiranë. një zjarrfikës u largua nga spitali pasi mori mjekimin”, tha Çami.

Ndërsa mësohet nga reparti i djegies plastike në QSUT se janë sjellë 4 të plagosur nga shpërthimi i uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.

Sipas spitalit 2 prej të plagosurve paraqiten në gjendje të qetë, ndërsa 2 të tjerë në gjendje më të rëndë.

Dy nga të plagosurit në QSUT me djegie në mbi 60% të trupit, ndërsa dy të plagosurit e tjerë të stabilizuar por në rrezik për jetën

Ndërkohë pritet që mjekët do të japin të dhëna më të plota në lidhje me gjendjen e pacientëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy