Kapen me lëndë narkotike në makinë, arrestohen dy persona në Korçë

Kapen me lëndë narkotike në makinë, arrestohen dy persona në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, nën akuzë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas policies, të arrestuarit janë shtetasit E. M., 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje) dhe P. Sh., 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre, u gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Forcat e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se dy shtetas me një automjet tip ‘Volkswagen Polo’, do të transportonin lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet përgjatë aksit rrugor Pogradec-Korçë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit me të cilin po udhëtonin dy shtetasit e mësipërm, në afërsi të Qafë-Plloçës. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material”, njoftoi policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy