
Policia e Tiranës ka ndaluar këtë pasdite një grup besimtarësh të cilët ishin nisur drejt godinës së kryeministrisë për të protestuar kundër mbylljes në regjimin 41 bis, të imamit të vetëshpallur Genc Balla.
Ata janë mbështetës të imamit të vetëshpallur Genci Balla dhe kërkonin daljen e tij nga regjimi “41 bis”.
Policia ka patur informacione për protestën e besimtarëve dhe është organizuar, duke i shoqëruar disa prej protestuesve në komisariat. Deri më tani janë shoqëruar në Komisariat 30 persona.
Pak ditë më parë imami i vetëshpallur Genci Balla është dërguar nga qelia në spitalin e burgut, pasi kushte hyrë prej ditësh në grevë urie dhe nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë. I dënuar për terrorizëm, ai kërkon që të mos jetë në regjimin “41 bis”, ndaj vendosi të protestojë në atë mënyrë së bashku me disa të burgosur të tjerë.



