Një javë pasi një familje turistësh u aksidentuan nga një motor uji në bregdetin e sarandës, policia konfirmon se janë ndaluar dy persona, 16 dhe 33 vjeç. Aksidenti sipas drejtorit të përgjithshëm të policisë nuk futet tek ngjarjet e rënda dhe kjo është një nga arsyet që sipas tij nuk ka qenë e përfshirë ne buletinin e ngjarjeve të përditshme.



