Një automjet i llojit “Volkswagen”, ka marr flakë gjatë lëvizjes në autostradën Vlorë-Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në afërsi të mbikalimit në Panaja, ku dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasen E. D.
Burime policore bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, përveç atyre materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.



