Dhunë ndaj kunatës dhe kanosje me armë, arrestohet një person në Maliq

Dhunë ndaj kunatës dhe kanosje me armë, arrestohet një person në Maliq

Një person është vënë në prangat e policisë së Maliqit, i akuzuar për dhunë dhe kanosje ndaj kunatës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”.

38-vjeçari akuzohet se më datë 26 dhjetor, në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu të cilën e posedonte me leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj kunatës së shtetasit I. D., u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy