
Një 24-vjeçar nga Dibra është arrestuar, pasi rezulton i dënuar me 6 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Florjan Zeqja, banues në Maqellarë, u arrestua nga policia e Dibrës.
Zeqja është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Ky shtetas është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



