
Pasditen e sotme, qytetarët e Himarës janë të thirrur për të dalë në protestë për kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri, që prej muajsh është në qeli, për dyshime për shit-blerje votash.
Në tubimin-protestë i cili nis në ora 18: 00, merr pjesë edhe kryetari i bashkisë së Athines, Kostas Bakojianis, i cili do të mbajë edhe një fjalim.
Teksa pritet pjesëmarrja në numër të madh të protestuesve në mbështetje të Fredi Belerit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, do të jenë prezentë në të.
Sipas korrespodentit të MCN tv nga Vlora, mësohet se Komisariati i Himarës ka kërkuar ndihmën e FNSH-së për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.



