
Një 51-vjeçar u arrestua nga policia për dhunë ndaj djalit dhe bashkëshortes. Ndërsa një 46-vjeçar u prangos pasi goditi me dorezë metalike kushëririn. Në njoftimin e “bluve” thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: - P. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij; - A. V., 46 vjeç, banues në Zall Bastar, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me dorezë metalike, kushëririn e tij, shtetasin B. V., 55 vjeç, banues në Zall Bastar”.



