Vodhën disa biznese dhe një banesë, arrestohen 3 të rinj në Fier

Vodhën disa biznese dhe një banesë, arrestohen 3 të rinj në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar autorët e 3 vjedhjeve dhe të një tentative për vjedhje, të kryera gjatë tetorit, në biznese dhe në një banesë.

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë M. K., 20 vjeç, G. V., 19 vjeç dhe një 16-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar para dhe sende të vjedhura, një automjet i marrë me qira nga autorët për të shkuar në vendet ku vidhnin, si dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Njoftimi: Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Autorë të 3 vjedhjeve dhe të një tentative për vjedhje, të kryera gjatë tetorit, në biznese dhe në një banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Njëri nga autorët, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, kishte me vete një sasi lënde narkotike kokainë.

Sekuestrohen para dhe sende të vjedhura, një automjet i marrë me qira nga autorët për të shkuar në vendet ku vidhnin, si dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të thelluara, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit: 

-M. K., 20 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, i cili në momentin e arrestimit kishte me vete, një sasi lënde narkotike kokainë;

-G. V., 19 vjeç, banues në Vlorë;

-një 16-vjeçar, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin:

-më datë 12.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë, në një servis për këto pajisje, në Ballsh;

-më datë 13.10.2023, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. Y., në fshatin Varibob;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Ballsh;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa kamera sigurie, në një biznes në fshatin Cakran.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy