Nisin hetimet/ Vdiq në reanimacion pasi solli në jetë foshnjen

Nisin hetimet/ Vdiq në reanimacion pasi solli në jetë foshnjen

Një grua e moshës 35-vjeçare raportohet se ka humbur jetën pas lindjes në maternitetin e Vlorës.

Prokuroria lokale ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. 

Gruaja vdiq pasi kishte sjelle ne jete foshnjen e saj me lindje natyrale dhe sipas policise, ajo ishte futur ne reanimacion pasi kishte shfaqur komplikacione pas lindjes.

Ndërkohë mësohet se fëmija i lindur është në gjendje të mirë shëndetësore.

Prokuroria po heton procedurat e kryera nga mjekët, të cilët dyshohen për mjekim të pakujdesshëm.

Policia e Vlorës jep informacion paraprak:

Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga Spitali Rajonal Vlorë se shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy