14-16 shtator/ Shqipëria mirëpret festivalin e ekspertëve digjital “Digital Nomad”

14-16 shtator/ Shqipëria mirëpret festivalin e ekspertëve digjital “Digital Nomad”

Shqipëria po pret konferencën e saj të parë “Digital Nomad” në Tiranë.

festivali “Digital Nomad”, një event treditor që mbledh bashkë ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre me profesionistë, sipërmarrës dhe novatorë të rinj, që aktualisht eksplorojnë botën e teknologjisë dhe punës në distancë.

Në konferencën për media, së bashku me të ftuarit e festivalit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur që kryeqyteti shqiptar, më në fund, po bën një kapërcim të madh drejt teknologjisë dhe inovacionit.

Veliaj tha se qytete si Tirana kanë origjinalitetin e tyre dhe pikërisht për këtë janë kthyer edhe në qytete tërheqëse për turistët, por edhe për aktivitete të këtij niveli.

Ai tha se epiqendra e këtij transformimi ndodhet sot si një monument i gjallë në qendër të kryeqytetit shqiptar, Piramida, që po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan.

Nomadët digjitalë janë persona që jetojnë në mënyrë shtegtuese ndërsa punojnë në distancë duke përdorur teknologjinë dhe internetin.

Veprimtaria do të mbahet midis datave 14 dhe 16 shtator në Tiranë dhe do të kryesohet gjithsej nga 47 folës me prejardhje dhe fusha të ndryshme ekspertize.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy