Vlorë, gjendet një tjetër kafkë njeriu në fshatin Kaninë

Vlorë, gjendet një tjetër kafkë njeriu në fshatin Kaninë

Një kafkë njeriu është gjetur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Kafka u gjet nga gazetari i News24, Enrik Mehmeti. Ngjarja ndodhi në fshatin Kaninë, afër vendit ku dje u gjet një tjetër kafkë. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia.

Ajo është duke u dërguar për ekspertizë mjeko ligjore. Ende nuk ka detaje nëse i përket një femre apo mashkulli, dhe i cilës moshë. Pak kohë më parë në vendin ku u gjet kafka u kryen punime për zgjerimin e rrugës.

Kafka e gjetur dje 

Më datë 27.04.2017, rreth orës 15:54, pas Kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati, policia ka konstatuar një kafkë koke njeriu të dekompozuar. Nga këqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër.

Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale. Materialet i kaluan Prokurorisë për “Vlerësim Juridik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy