
Janë sekuestruar 20 kilogram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa nga operacioni policor i koduar “Rrenja e Zezë”, në Mirditë të Lezhës.
Gjithashtu, janë sekuestruar dhe një automjet dhe tre aparate celularë, ndërsa janë vënë në pranga dy shtetas që posedonin lëndë narkotike, Odison Jaku, 22 vjeç banues në Mirditë dhe Roland Papa, 37 vjeç,
Automjetit tip “Benz” kishte drejtues shtetasin Jaku në Mirditë dhe pasagjer shtetasin Papa, banues në Lezhë, të cilët në bagazh mbanin 20 kg lëndë narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.



