
Policia e Lushnjës ka arrestuar një 19-vjeçar me iniciale D. H., pasi plagosi me thikë 26-vjeçarin E. Ç., pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të banesës së 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 48 160 euro dhe 7 200 dollarë, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara dhe posedoheshin me qëllim nxjerrjen në qarkullim.
Mvbi 19-vjeçarin rëndojnë akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.



