Vodhi 2.5 milionë lekë në fabrikën që administronte/ Arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Vodhi 2.5 milionë lekë në fabrikën që administronte/ Arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit, përkatësisht Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan bën të ditur se si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, ka ndaluar shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Pas hetimeve, Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar ndalimin e 38-vjeçarit, pasi akuzohet se gjatë një viti, ka vjedhur në fabrikën për prodhimin e nënprodukteve të mishit, që administronte, 2 500 000 lekë të rinj. Shuma dyshohet se është vjedhur nga xhirot ditore, si dhe duke mashtruar se do të blinte një automjet për fabrikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy