Vetingu “ngel në klasë” prokurorin dhe gjyqtarin e Krimeve të Rënda

Vetingu “ngel në klasë” prokurorin dhe gjyqtarin e Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Becin. Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pasi gjatë hetimit janë zbuluar probleme me pasurinë.

Prokurori Beci kishte aplikuar për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Po ashtu, komisioni shkarkoi edhe gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri.

Për vendimin, komisioni mori parasysh refuzimin e vizës nga ambasada amerikane në vitin 2014 dhe problemet me pasurinë dhe pastërtinë e figures. Hasneziri ishte kandidat për Gjykatën Kushtetuese.

Vetingun arriti ta kalonte me sukses gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti, kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy