Pasojat e tërmetit/ Universiteti i Durrësit pezullon mësimin deri në 6 dhjetor: Godinat pa probleme, stafi vijon punën

Pasojat e tërmetit/ Universiteti i Durrësit pezullon mësimin deri në 6 dhjetor: Godinat pa probleme, stafi vijon punën

Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisu”, ka vendosur pezullimin e procesit mësimor për javën e ardhshme, nga data 2-6 dhjetor.

Shkak për këtë vendim janë bërë kushtet e vështira në të cilat ndodhen qytetarët e Durrësit, duke marrë parasysh humbjen e njerëzve të afërm, si dhe ngarkesën e madhe psikologjike të studentëve.

Ndërkaq, pas verifikimeve të bëra në të tre godinat universitare gjendja paraqitet pa probleme.

Duke iu referuar njoftimit të Rektoratit stafi akademik dhe ai administrativ do të paraqiten pranë ambienteve të universitetit për të vijuar punën rregullisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy