Operacioni Forca e Ligjit ka qëndruar sot në Dibër, Kukës e Berat, për të dërguar formularët tek subjektet e radhës. Përmes njoftimit zyrtar, OFL-ja bën me dije se sot gjashtë subjekte të dënuar, kanë marrë ‘pusullën’ ku u kërkohet të vetëdeklarojnë të ardhurat dhe pasurinë e tyre.
Astrit Dedja, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Xhevahir Potja, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;
Ilir Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Lulzim Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Amarildo Çobo, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, i mbetur në tentativë;
Aleksandër Kuqo, banues në Berat, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.



