Një vajzë 22-vjeçare është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka qenë e shpallur në kërkim për shkak se është dënuar në mungesë. Në pranga ka rënë Vilma Jonuzi, e cila është dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Shkodrës për veprat penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotikëve dhe futjes së sendeve të ndaluara në burg.
22-vjeçarja u kap në Durrës në një banesë në lagjen Nr.12 ku po qëndronte e fshehur dhe në arrati. Forcat policore kishin marrë informacione në rrugë operative për vendndodhjen e saj.
Më pas organizuan aksionin për të kapur 22-vjeçaren ndaj të cilës ka një vendim gjyqësor që e shpallur fajtore dhe e ka dënuar me 5 vite burgim.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e kishte dënuar të renë me pesë vjet burg, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Ajo ka qenë e arrestuar më herët dhe nën akuzën e dhënies së dëshmisë së rreme.



